Ju njoftojmë se që nga sot, datë 18.11.2020, Biblioteka e Fakultetit Juridik do të mbyllet, deri në një vendim dhe vlerësim tjetër të radhës.
Arsyeja për këtë vendim janë masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e pandemisë Covid 19 si dhe vendimi i nxjerrë nga organet kompetente të UP-së, që Fakulteti Juridik dhe njësitë e tjera akademike të punojnë me orar të reduktuar dhe staf esencial.
Ju urojmë shëndet dhe suksese.
Me respekt,
Zyra e Dekanit
Fakulteti Juridik-UP