Universiteti i Prishtinës/Fakulteti Juridik ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin e Milano-Bicocca

13 Prill 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës/Fakulteti Juridik ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin e Milano-Bicocca, me synim të promovimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor përmes shkëmbimit të studentëve, hulumtuesve, stafit akademik dhe stafit tjetër.

Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në disa fusha të hulumtimit, ndërmarrjen e përbashkët të projekteve hulumtuese, programe të bashkë-mentorimit të studentëve të doktoratës, si dhe organizimin e konferencave dhe simpoziumeve në lidhje me tema të interesit të përbashkët.

Marrëveshja është nënshkruar për një periudhë pesë (5) vjeçare, dhe bashkëpunimi i paraparë sipas marrëveshjes do të konkretizohet përmes planeve te perbashketa vjetore te dy universiteteve përkatëse.

Për më shumë rreth Universitetit të Milano-Bicocca vizitoni: https://en.unimib.it/