Njoftim mortor

30 Prill 2021
SHARE

Ndahet nga jeta Profesori i Fakultetit Juridik Prof.Dr.Agur Sokoli,

Me 29 Prill 2021 u nda nga jeta Profesori i Fakultetit Juridik të UP-së, Prof.Dr.Agur Sokoli. Profesori i të Drejtës dhe Procedurës Administrative, ka qenë pjesë e personelit të rregullt akademik të fakultetit nga viti 1976 deri në pension, dhe është angazhuar në Fakultetin Juridik deri në nëntor të vitit 2020. Gjatë karrierës mbi 40 vjeçare, Profesori Agur ka qenë shembull i pedagogut të përkushtuar, njeriut të urtë dhe të ndershëm.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesor Agur Sokoli dhe veprën e Tij! U prehtë në paqe!

Në emër të stafit të Fakultetit Juridik dhe timin si Dekan, i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së Profesorit Agur, miqve dhe kolegëve të Universitetit të Prishtinës.

Prof.Ass.Dr.Avni Puka - Dekan