Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF) fton studentët e fakultetit juridik të cilët dëshirojnë të vijojnë studimet për master në SHBA

17 Qershor 2021
SHARE

Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF) fton të gjithë studentët e fakultetit juridik të cilët dëshirojnë të vijojnë studimet për master në SHBA, që të marrin pjesë në sesionin informativ mbi programin, procesin e aplikimit, si dhe si të dorëzojnë një aplikacion të suksesshëm. Bursistët e programit Zana Cena (LLM, Duke University '21) dhe Ilir Rogova (LLM, Intellectual Property, Syracuse University '19)do t'ju përgjigjen pyetjeve tuaja si dhe do të ndajnë eksperiencën e tyre që nga aplikimi deri tek studimet në SHBA. 
 
Sesioni do të mbahet të martën, me datë 22 qeshor, në ora 15.00, përmes Zoom. 
 
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar përmes linkut me poshtë:
Pasi që regjistroheni, ju do të pranoni një email me informatat për tu kycur. 
 
Gjithashtu, ju lutem shihni publikim e ngjarjes në social media. Për cdo pyetje shtesë, ju lutem na kontaktoni në [email protected]