Konkurs për punë praktike - KDI

25 Qershor 2021
SHARE

Konkurs për punë praktike


Instituti Demokratik i Kosovës-KDI është organizatë joqeveritare e angazhuar të
mbështesë zhvillimin e demokracisë dhe luftën e korrupcionit në Kosovë. Ky angazhim
realizohet përmes monitorimit, analizave dhe hulumtimeve kualitative, avokimit për
ndryshim të ligjeve dhe praktikave të zbatimit të tyre, përkrahje të drejtpërdrejtë të
viktimave të korrupsionit, shtytjes për hapje të pushtetit drejt transparencës dhe
bashkëpunimit me institucionet e ndjekjes.


KDI ka hapur konkurs për punë praktike për dy praktikantë. Thirrja është e hapur për të
gjithë studentët Fakultetit Juridik.


Detyrat dhe përgjegjësitë:


1. Monitorimi i mbledhjeve të Komsionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet,
Rregullorën e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupcion.
2. Drafton raporte nga monitorimi i mbledhjeve të Komisionit.
3. Punon me Këshilltarin Ligjor dhe Asistentin Ligjor të organizatës.
4. Angazhohet në projektin ALAC- Qendra e Avokatisë dhe Këshillimit Ligjor, në të cilën
KDI punon me palë të ndryshme që kanë nevojë për ndihmë juridike falas.
5. Kryen hulumtime dhe raporte ligjore së bashku më Këshilltarin dhe Asistentin Ligjor.
6. Kryen detyra tjera që caktohen nga mbikëqyrësi.


Kriteret e kërkuara:


1. Të jetë student i vitit të IV-të i Fakultetit Juridik.
2. Të ketë njohuri bazike mbi punën e Kuvendit.
3. Të ketë njohuri bazike mbi zhvillimin e procedurave administrative dhe gjyqësore.
4. Të posedojë aftësi të mira në të shkruar.
5. Të posedojë njohuri të mira të gjuhës angleze.


Puna praktike zgjatë 3 deri në 6 muaj. Puna praktike nuk paguhet. Orari zgjat 4-6 orë
pune në ditë. Praktika pritet të fillojë në korrik. Në fund KDI lëshon certifikata dhe letra
rekomandimi për aktivitetet tuaja të ardhshme.


Të gjithë studentet e interesuar, ju lutem dërgoni letrën tuaj motivuese në e-mail
[email protected].