THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNË PRAKTIKE- CIKLI I PARË

01 Korrik 2021
SHARE

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PUNË PRAKTIKE- CIKLI I PARË

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje tripalëshe me USAID/Aktiviteti i Drejtësisë në Kosovë dhe Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), përmes së cilës krijohet mundësia për punë praktike për 100 studentë. Studentët e përzgjedhur do ta bëjnë monitorimin gjyqësor në gjykatat e zgjedhura të Republikës së Kosovës. Ky monitorim synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në sistemin e drejtësisë përmes përmirësimit të shërbimeve të ofruara, përqendrimit në klientë të ofruesve të shërbimit, si dhe rritjes së vetëdijes së publikut për shërbime të drejtësisë.

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar për punë praktike në gjykatat e zgjedhura të Republikës së Kosovës që të aplikojnë në ciklin e parë të thirrjeve, duke dërguar një CV dhe një letër motivimi në gjuhë shqipe në e-mail adresën [email protected] jo më larg se me datën 7 korrik 2021 në ora 12.00.

Kriteret të cilat duhet plotësuar:

-          Të jeni student i vitit të III ose IV të studimeve themelore ose student i nivelit master;

-          Të keni notë mesatare nga 8.0 e tutje (kërkohet prezantimi i dëshmisë);

-          Të mos keni qenë përfitues i një pune tjetër praktike (përparësi do t’iu jepet studentëve të cilët nuk kanë kryer asnjë punë praktike më herët);

-          Të keni shkathtësi të mira komunikimi në të folur dhe me shkrim.

Në këtë cikël të thirrjeve do të përzgjidhen 20 studentë, të cilët pastaj do t’i nënshtrohen trajnimeve të ofruara nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).

Vetëm studentët të cilët hyjnë në listë të ngushtë do të kontaktohen për procedura të mëtutjeshme. Studentët e përzgjedhur do të lidhin kontratë me ATRC. Puna praktike është me pagesë.

 

Sinqerisht,

 

Zyra e Dekanit