Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2021-22 në studimet Baçelor

31 Gusht 2021
SHARE

NJOFTIM ME RËNDËSI PËR MBARËVAJTJEN E PROVIMIT PRANUES NË FAKULTETIN JURIDIK TË UP-së

 

Njoftohen të gjithë kandidatët që do t’i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 2 Shtator 2021 (nga ora 9:00 dhe 11:00), se ditën e mbajtjes së provimit pranues, duke pasur parasysh obligimet që dalin nga LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Juridik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

 

  1. Të paraqiten në objektin e Fakultetit Juridik, të paktën 30 minuta para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
  2. Të mbajnë maskën;
  3. Të mbajnë distancën, sipas rekomandimeve 1.5 deri në 2 M;
  4. Pasi të kenë arritur në Fakultetin Juridik, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Juridik, menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues;
  5. Të mbajnë higjienën personale;
  6. Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
  7. Të posedojnë dëshminë e aplikimit në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022;
  8. Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).

 

Rregullat e mësipërme, janë të obligueshme për të gjithë kandidatët dhe personelin kujdestar, në provimin pranues.

Shënim me rëndësi: Ndarja e studentëve në salla është bërë duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nr.01/32, datë 28.08.2021.

 

 

Zyra e Dekanit

Fakulteti Juridik-UP

 

Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2021-22 në studimet Baçelor