Njoftim - Regjistrimi për studentët e rinjë

08 Shtator 2021
SHARE

 

NJOFTIM PËR REGJISTRIM TË KANDIDATËVE TË PRANUAR NË FAKULTETIN JURIDIK, VITI AKADEMIK - 2021/2022

 

        1. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në Fakultetin Juridik, do të bëhet në Administratën Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Universitare), sipas këtij orari:

  • Më datë: 09.09. 2021, prej orës 9:00-12:00 dhe 13:00 - 15:00

  2.   Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen më së voni deri më 15.09.2021, në ora 15:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen për shkak të mbylljes së Sistemit për Menaxhimin e Informacionit të Arsimit të Lartë (SMIAL), prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.

 

  3.     Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në këtë konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit.

  4.    Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

  • Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet (bardh e zi) nga faqja http://apliko.uni-pr.edu
  • Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
  • Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës vitin e parë të studimeve e kanë falas.
  • Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës do të jetë në lartësi prej 25 €.

       5. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga ueb faqja e Universitetit të Prishtinës.

 

Fakulteti Juridik - UP