Sesion informues lidhur me: Reformat në Drejtësinë Komerciale, Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve dhe Mundësitë për Punë Praktike

10 Shtator 2021
SHARE

Programi “Drejtësia Komerciale”

 

Sesion informues lidhur me: Reformat në Drejtësinë Komerciale, Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve dhe Mundësitë për Punë Praktike

Prishtinë, 14 shtator 2021

Zoom:

https://us06web.zoom.us/j/87554960330?pwd=aXg3NUozQjhtM2s0UVEzTytxZE5rUT09

 

Programi “Drejtësia Komerciale” i USAID do të organizojë një diskutim ndërgjegjësues për studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik ku si fokus do të jetë Drejtësia Komerciale. Ky diskutim do të shërbejë si forum për shkëmbimin e informacioneve lidhur me zhvillimet në drejtësinë komerciale, mekanizmat alternativë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe mundësitë e punës praktike  që programi “Drejtësia Komerciale” i ofron për studentët.

 

Sesioni informues do të zhvillohet si një ngjarje e komunikimit "të dyanshëm", ku studentët do të kenë një mundësi të shkëlqyeshme që të shohin nga afër se si është të jesh praktikant i programit dhe se si praktika  e mbështet zhvillimin profesional të studentëve. Për më tepër, programi do të diskutojë aktivitetet e ardhshme për të rinj, ku studentët e Fakultetit Juridik do të ftohen të bashkëpunojnë me programin në zhvillimin e një burimi informacioni në internet, që përmban literaturë ligjore dhe dokumente nga praktika gjyqësore mbi zbatimin e vendimeve në çështjet civile dhe komerciale vendore si dhe rastet përkatëse të GJEDNJ -së dhe instrumentet ligjore të tilla si udhëzimet e Komisionit Evropian për Efikasitet në Drejtësi për zbatim më të mirë të rekomandimeve ekzistuese për përmbarimin nga Këshilli i Evropës.

Sesioni informues do të zhvillohet më 14 shtator 2021 dhe do të organizohet nga distanca përmes platformës Zoom.

 

Për më shumë informacione, si dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, kontaktoni PI Communications në adresën elektronike: [email protected].

 

 

Programi “Drejtësia Komerciale”

 

Sesion informues lidhur me: Reformat në drejtësinë komerciale, zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve dhe mundësitë për internship (praktik)

Prishtinë, 14 shtator, 2021

   Zoom:

https://us06web.zoom.us/j/87554960330?pwd=aXg3NUozQjhtM2s0UVEzTytxZE5rUT09

 

AGJENDA E PROGRAMIT

10:00 – 10:05            Fjalim Hyrës

                                    Vjosa Shkodra, Zëvendësdrejtoreshë e programit

                                          10:05 – 10:15          Sistemi i Përmbarimit Privat në Kosovë

                                                                             Edona Bytyci, Këshilltare e Lartë për Përmbarim Privat

10:15 – 10:25           Mekanizmat alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve - sfidat dhe mundësitë 

Hasie Abdullahu – Hajdini,  Specialiste për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve (ZAK)

10:25 – 10:45            Akademia e internshipit/Perspektiva e internshipit

                                     Burimi i Informacionit në Internet

                                    Vjosa Shkodra, Zëvendësdrejtoreshë e programit

                                    Flondra Blakcori, Praktikante  

 

                                         10:45 – 11:00            Diskutim i hapur