NJOFTIM PËR SHTYERJEN E PROVIMËVE TË AFATIT TË SHTATORIT 2021 DHE AKTIVITETEVE TË TJERA/KONSULTIMËVE

12 Shtator 2021
SHARE

Duke pasur parasysh masat e reja kundër Covid 19 si dhe me vendim të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, të gjitha privimet në studimet Baçelor dhe Master që janë paraparë të mbahen nga data 13.09.2021 (nesër) dhe datat në vijim, sipas afatit të publikuar, do të SHTYHEN deri me datë 26 Shtator 2021.

Me qëllim të mbajtjes së provimeve të mbetura, Zyra e Dekanit do të hartojë një afat alternativ të provimeve, i cili supozimisht do të fillojë të zbatohet nga data 27 shtator 2021, varësisht nga masat kundër Covid 19 që do të jenë në fuqi pas datës 26 shtator 2021.

Po ashtu, nga data 13.09.2021 deri datë 27.09.2021 do të shtyhen edhe të gjitha konsultimet për provimet tanimë të mbajtura. Për ri caktimin eventual të datave të konsultimeve do të informohen me kohë studentët, në konsultim me profesorët e lëndëve përkatëse.

Për të gjitha të rejat, përkitazi me këtë çështje me kohë do të njoftohen personeli akademik i Fakultetit Juridik dhe studentët.

Me respekt,

Zyra e Dekanit

Fakulteti Juridik-UP