KONKURS PËR APLIKIMIN E STUDENTËVE PËR PJESËMARRJE NË KLINIKËN LIGJORE PËR MBROJTJEN NDËRKOMBËTARE – E DREJTA E REFUGJATËVE

20 Shtator 2021
SHARE

KONKURS PËR APLIKIMIN E STUDENTËVE PËR PJESËMARRJE NË

KLINIKËN LIGJORE PËR MBROJTJEN NDËRKOMBËTARE – E DREJTA E REFUGJATËVE

Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me UNHCR-në dhe Programin për të Drejtat Civile në Kosovë, organizon klinikën ligjore për mbrojtjen ndërkombëtare- e drejta e refugjatëve. Klinika ligjore organizohet në kuadër të marrëveshjes në mes të Fakultetit Juridik dhe UNHCR-së.

Ftohen të gjithë studentët e vitit të tretë apo të katërt të studimeve themelore të Fakultetit Juridik/UP që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë Klinikë.

Kushtet për aplikim:

  1. Të jeni student/enë vitin e III apo të IV;
  2. Të keni notën mesatare mbi 8 (tetë);
  3. Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1.  
  2. Dëshmi për statusin e studentit të rregullt;
  3. Certifikata e notave.

Aplikimi bëhet online në: [email protected] - Qendra për Zhvillim të Karrierës, të Fakultetit Juridik deri me datën 24 Shtator 2021, në ora 16:00. Aplikimet të cilat pranohen pas këtij afati nuk do të merren parasysh.

Gjatë përzgjedhjes parimi i barazisë gjinore do të merret parasysh.

Studentët e përzgjedhur do të njoftohen më së largu deri më 28 Shtator 2021.

Klinika do të filloj punën më datën 5 tetor 2021 në ora 15:00, përmes sistemit online të komunikimit.

Në mbarim të klinikës, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për pjesëmarrje të suksesshme.