Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2021-22 në studimet Baçelor - Afati plotësues

24 Shtator 2021
SHARE

NJOFTIM

 

Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 27 Shtator 2021 (e hëne)-afati II, në ora 9:00, se ditën e mbajtjes së provimit pranues, duke pasur parasysh obligimet që dalin nga LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Juridik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

 

  1. Të paraqiten në objektin e Fakultetit Juridik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
  2. Të mbajnë maskën;
  3. Të mbajnë distancën, sipas rekomandimeve 1.5 deri në 2 M në ambiente të jashtme dhe në sallën e mbajtjes së provimit pranues;
  4. Pasi të kenë arritur në Fakultetin Juridik, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Juridik, menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues;
  5. Të mbajnë higjienën personale;
  6. Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
  7. Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2021/2022 (afati II);
  8. Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën);
  9. Të posedojnë certifikatën e vaksinimit ose testin negativ për Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë. Kjo rregull vlen vetëm nëse në ditën e mbajtjes së provimit pranues janë në fuqi masat e njëjta kundër Covid 19, të përcaktuar nga organet kompetente.

 

Rregullat e mësipërme, janë të obligueshme për të gjithë aplikantët dhe personelin kujdestar, në provimin pranues.

 

 

Zyra e Dekanit

Fakulteti Juridik-UP

 

 

Orari i mbajtjes se provimit pranues - Afati plotësues (Kliko këtu për ta shkarkuar)