NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCESIT MËSIMOR NË STUDIMET MASTER - VITI AKADEMIK 2021/2022 (SEMESTRI DIMËROR)

22 Tetor 2021
SHARE

PROCESI MËSIMOR NË STUDIMET MASTER


1. Ligjëratat në studimet Master do të mbahen me prezencë fizike, duke respektuar distancën 1.5-2M dhe bazuar në kapacitetin e sallave, të sqaruar më poshtë.
2. Ligjëratat në këtë nivel të studimeve do të fillojnë me datë 25.10.2021.
3. Studentët duhet t’i ndjekin ligjëratat në grupet që janë përcaktuar, në rastet kur ka më shumë se një grup.
4. Sallat në të cilat mbahen ligjëratat fizikisht, sipas orarit, janë të shënjezuara dhe studentët duhet të ulen vetëm në vendet që janë të shënjezuara në kuadër të sallës, me qëllim të ruajtjes së distancës 1.5 M.
5. Sallat në të cilat do të mbahen ligjëratat në studimet Master, sipas orarit, konform parametrave të mbajtjes së distancës kanë kapacitetin si në vijim:

 

  •  S1,S2,D1,D2,D3 dhe D4 deri në 30 studentë;
  •  S-U deri në 20 studentë;
  •  S3 deri në 20 studentë;
  •  A3 deri në 20 studentë.


6. Në rastet kur në salla, gjatë mbajtjes së mësimit fizik, ka më shumë studentë se vendet e shënjezuara që janë paraparë në sallë, Profesori i lëndës duhet të ndajë grupin në dy pjesë dhe të mbaj nga 60 minuta ligjërata (të mbajë dy (2) grupe), brenda fondit të orëve që është paraparë, duke mbajtur një pushim në mes grupeve, 15-20 minuta, derisa të ndërrohen studentët. Në rast nevoje, në këtë aspekt do të ofrojë asistencë Zyrtari për Mësim i Fakultetit Juridik.

 

ZGJEDHJA E LËNDËVE DHE GRUPEVE NË SEMS


1. Zgjedhja e lëndëve në SEMS do të bëhet përmes përcaktimit të limiteve, sipas vendimeve në fuqi, ku studentët mund të zgjedhin lëndën përkatëse vetëm brenda limitit të përcaktuar nga Fakulteti Juridik. Në momentin kur plotësohet limiti i numrit të studentëve në lëndën përkatëse dhe tek Profesori (grupi) përkatës, SEMS nuk lejon zgjedhjen dhe studentët duhet të zgjedhin grupi, respektivisht profesorin tjetër të asaj lënde. Kjo mënyrë e ndarjes bëhet me qëllim të ruajtjes së ndarjes proporcionale të
studentëve në lëndë. Kjo vlen vetëm për rastet kur ka dy (2) grupe të ligjëratave në lëndë përkatëse obligative..2. Në rast se plotësohen limitet e numrit të studentëve për të gjitha grupet dhe profesorët përkatës të lëndës, atëherë Fakulteti Juridik do të bëjë rritjen e limiteve për të gjitha grupet në atë lëndë, në mënyrë propocionale për secilin grup.
3. Duhet të zgjedhet në SEMS vetëm një lëndë zgjedhore.
4. Pas zgjedhjes së lëndës, nuk mund të kërkohet fshirja ose zgjedhja e serishme e lëndës tek profesori apo grupi tjetër, andaj para se të bëhet zgjedhja e lëndëve, duhet të shikohet paraprakisht orari mësimor.
5. Ndarja e studentëve në grupe dhe limitet në SEMS janë të përcaktuara, sipas ndarjes proporcionale dhe duke u bazuar në rregulloret në fuqi për krijimin e grupeve në UP.
6. Ndarja e studentëve dhe zgjedhja e lëndëve obligative dhe zgjedhore në drejtimin Penal është e përcaktuar me programin e akredituar, bazuar në sqarimet e dhëna në dokumentin e bashkangjitur.


Vërejtje:


Për pjesëmarrje në ligjërata me prezencë fizike, studentët duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë e mëposhtme:


• Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
• Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
• Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 dittë dhe jo më shumë se 180 dittë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik - IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
• Testi shpejte antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.


Personat përgjigjes të caktuar nga Fakulteti Juridik/Universitetit të Prishtinës, do të kujdesen që të kontrollojnë nëse studentët që marrin pjesë në ligjërata, i posedojnë njërën nga dëshmitë e mësipërme. Mos respektimi dhe prezantimi i rrejshëm i dëshmive do të sanksionohet sipas rregullave disiplinore dhe rregullave tjera në fuqi.