Njoftim/aplikimi për ndryshimin e statusit të studentit, nga korrespodencë në të rregullt

26 Tetor 2021
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët me korrespodencë që kanë arritur rezultate të shkëlqyera në mësim, mund të paraqesin kërkesë për lejimin e kalimit nga studimet me korrespodencë në studimet e rregullta, duke iu referuar vendimit  nr. 2/871 datë 11.10.2017, të Senatit të Statutit të Universitetit të Prishtinës.

Kërkesa për kalim nga studimet me korrespodencë në studimet e rregullta, mund t’i paraqesin në Arkivin e Fakultetit Juridik, prej datës 26.10.2021 deri me datë 28.10.2021, prej orës 10:00 deri në ora 16:00çdo ditë të punës, dokumentacioni i pa kompletuar dhe i paraqitur pas afatit nuk do të shqyrtohen.

 

Kandidatet duhet të paraqesin këto dokumente:

·         ID;

·         Certifikatën e provimeve të dhëna me notën mesatare gjatë studimeve;

·         Vërtetimin  e statusit të studentit;

·         Dëshminë se gjatë studimeve nuk kanë vit të përsëritur.

Dokumentacioni i kompletuar të protokollohet dhe të dorëzohet në zyrën për arkiv dhe protokoll të Fakultetit Juridik.

 

Shënim: Kërkesa mund të shkarkohet në web faqen e Fakultetit Juridik.

 

Kërkesa për kalim nga studimet Me Korrepsodencë në të Rregullt - 2021 (Kliko këtu për ta shkarkuar)

                                                   

Fakulteti Juridik-UP