📢 Publikohet numri i dytë i revistës "Karriera"

28 Dhjetor 2021
SHARE

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar sot numrin e dytë të revistës “Karriera”, e cila synon informimin, orientimin dhe edukimin në karrierë të studentëve dhe të diplomuarve të UP-së.

Revista “Karriera” ka për qëllim t’u ndihmojë studentëve dhe të diplomuarve në udhëtimin profesional të tyre, duke u ofruar informacionet e nevojshme drejt punësimit, trendet në zhvillimin e profesioneve të caktuara dhe kriteret e tregut të punës.

Revista “Karriera” përfshin artikuj nga punëdhënësit rreth përgatitjes së studentëve për tregun e punës, artikuj me këshilla konkrete për zhvillim në karrierë, trendet e punësimit në fusha të ndryshme, intervista me punëdhënësit, artikuj nga bashkëpunëtorë vendor e të huaj, statistika të hulumtimeve të QZhK-së, shërbimet e mundësitë në UP, etj.

Për më shumë, ju lutemi lexoni revistën e bashkangjitur emailit. 

Revistën mund ta gjeni edhe në platformën Issuu (https://issuu.com/qzhk/docs/revista_karriera_nr.2_2021)