Njoftim/Zgjedhja e lëndëve në SEMS

06 Janar 2022
SHARE

Të nderuar student të Fakultetit Juridik,

 

Ju informojmë që pas disa kërkesave që kemi pranuar nga studentët të cilët gjatë kohës sa ka qenë i hapur afati për zgjedhjen e lëndëve, të semestrit dimëror të vitit akademik 2021/2022 nuk kanë mundur ti zgjedhin ato është vendosur që të hapet një afat shtesë për zgjedhjen e lëndëve, për këta studentë.

·         Afati për zgjedhjen e lëndëve do të jetë nga data 7 Janar 2022 deri me 10 Janar 2022;

·         Zgjedhja e lëndëve vlen vetëm për semestrin dimëror të vitit akademik 2021/2022 dhe studentët që i kanë kryer obligimet;

·         Studentët mund të zgjedhin lëndët vetëm tek grupi apo profesori, ku ka limite të lira, sipas vendimit të Këshillit të Fakultetit Juridik.

 

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP