NJOFTIM PËR AFAT SHTESË PËR PARAQITJEN E PROVIMEVE

21 Janar 2022
SHARE

Të nderuar Studentë të Fakultetit Juridik,

Për shkak të dhjetëra kërkesave që janë adresuar në Zyrën e Dekanit, është vendosur që të bëhet hapja e afatit për paraqitjen e provimeve edhe për një ditë shtesë.

Afati për paraqitjen e provimeve do të jetë i hapur ditën e shtunë, me datë 22.01.2022, nga ora 08:00-16:00, për nivelin e studimeve themelore dhe master.

 

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP