📣 WEBINAR “Si t'i bashkoheni programit për zhvillimin e aftësive dixhitale” / Datë: 22 Mars 2022, (e martë) nga ora 11:00, në Google Meet

21 Mars 2022
SHARE

Të dashur studentë  dhe ju të diplomuar,
Më 22 Mars 2022 (e martë) nga ora 11:00 – 12:00, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ju fton të bëheni pjesë e webinarit: “Si t'i bashkoheni programit për zhvillimin e aftësive dixhitale”.

Takoni virtualisht Z. Granit Brajshori – Keshilltar për Promovim Punësimi në projektin e GIZ/DIMAK  dhe Znj.  Mimoza Kqiku – Bashkëpunëtore e re (junior) e Komunikimit në Projektin e Programeve Aktive të Tregut të Punës 3 (ALMP 3) dhe përfitoni nga këshillat që do ti ofrojnë, në mënyrë që të fuqizoni mundësitë tuaja në përfshirje të  “Programit për Aftesim Digjital”.  

Webinari: Si t'i bashkoheni programit për zhvillimin e aftësive dixhitale, synon rrjetëzimin dhe  zhvillimin e shkathtësive të studentëve.

Ky program ka për qellim të përkrah 110 punëkërkues të rinjë në zhvillimin e aftesive digjitale, përmes trajnimeve intensive ne fushën e TIK. Trajnimet do të jenë në fusha si: aplikacione celulari, zhvillim të webeve, inxhineri e të dhënave, rrjeta, marketingu digjital dhe dizajni digjital.

Programi është në bashkëpunim me UNDP dhe financohet nga GIZ.

Në fazen përfundimtare, 50 të përzgjedhura nga 110 përfituesite e trajnimeve, do të iu mundësohet praktika në punë me pagesë në kompani private, ku kohëzgjatja do të jetë 6 muaj.


Përfitues: Studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

 

GIZ KOSOVO - UNDP - 22  M A R S  2022 - Agjenda.jpg

 

 

Për t’u bërë pjesë e webinarit, ju ftojmë të aplikoni përmes linkut ndërlidhës:
https://bit.ly/3Jmid5f

Mos harroni të bashkoheni me ne në sesion virtual!

Klikoni në linkun ndërlidhës:
meet.google.com/nbk-pqzi-geh

Instaloni aplikacionin Google Meet në paisjen tuaj elektronike.

 RUAJE DATËN!