NJOFTIM PËR RIHAPJEN E MUNDËSISË PËR PARAQITJE TË PROVIMEVE NË AFATIN E PRILLIT 2022

05 Prill 2022
SHARE

Të nderuar Studentë të Fakultetit Juridik,

Ju informojmë që pas disa kërkesave që kemi pranuar nga ju, afati shtesë për paraqitjen e provimeve të Prillit 2022 do të hapet nga nesër, datë 06.04.2022 (e mërkure) nga ora 09:00 dhe do të jetë i hapur deri të enjten, datë 07.04.2022 (e enjte), në ora 16:00. Ky afat vlen për të dyja nivelet e studimeve (bachelor dhe master).

Ju informojmë që nuk do të ketë mundësi shtesë për hapjen e afatit të provimeve, andaj përgjegjësia për mosparaqitjen eventuale të provimeve i mbetet studentit/es.

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP