Thirrje e hapur për aplikime nga Heras Plus

07 Prill 2022
SHARE

Projekti HERAS Plus ka hapur një thirrje për grante të vogla (1,500 EUR) në fushën e ‘Shkencave të Aplikuara’ në të cilën mund të aplikojnë stafi, studentët dhe OJQ-të. Thirrja është e hapur deri me 01.05.2022. Natyra e aktiviteteve që konsiderohen në këtë thirrje është e një fushë-veprimtarie mjaftë të gjerë.

Llojet e aktiviteteve për nxitjen e zbatimit ose promovimit të qasjeve të programeve të studimit në shkencat e aplikuara, të cilat mund të financohen sipas kësaj thirrjeje për propozime, përfshijnë:

·         Kryerja e analizave, studimeve, anketave, publikimeve etj. për çështje që lidhen me zbatimin ose promovimin e qasjeve të programeve të studimit të aplikuara

·         Kryerja e aktiviteteve që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për çështje të tilla si rëndësia e kurrikulave në tregun e punës në institucion/fakultet/departament, punësueshmëria e të diplomuarve, shtigjet e karrierës 

·         Organizimi i konferencave, trajnimeve, seminareve, tryezave të rrumbullakëta, takimeve rajonale, fushatave informuese, mbi temat që lidhen me promovimin dhe/ose zbatimin e qasjeve të programeve të studimit të aplikuara për palët e interesuara

·         Krijimi i rrjeteve për të lidhur universitetet publike në Kosovë, ndërmarrësit dhe studentët

·         Kryerja e aktiviteteve që çojnë në zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira

·         Mbështetja e tezave master individuale ose të përbashkëta të aplikuara, punimeve seminarike

·         Organizimi i ngjarjeve si panairet e punës dhe konkurset e inovacionit

·         Mbështetja e angazhimit të studentëve të avancuar si konsulentë të rinj në sektorin e biznesit etj

 

Të drejt aplikimi kanë stafi akademik, administrativ dhe studentët e universiteteve publike. Afati për dorëzim të aplikimeve është 01.05.2022 ( 1 Maj, 2022).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të jenë në gjuhën angleze dhe të dërgohen me email te [email protected]

 

HERAS_Application-Form-of-Applied-Science-Small-Grant-Scheme

HERAS_Guidelines-of-Applied-Science-Small-Grant-Scheme