NJOFTIM PËR APLIKANTËT QË DO T’I NËNSHTROHEN PROVIMIT PRANUES, ME DATË 21.07.2022

20 Korrik 2022
SHARE

Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit, me datë 21 Korrik 2022 (E Enjte, në ora 9:00), se me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Juridik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

 

  1. Të paraqiten në objektin e Fakultetit Juridik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
  2. Të mbajnë distancën, 1.5 M;
  3. Pasi të kenë arritur në Fakultetin Juridik, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Juridik, menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues, sipas listave të publikuara;
  4. Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
  5. Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2022/2023;
  6. Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).

 

Lista e aplikuesve për regjistrim në vitin akademik 2022-23 (Kliko këtu)

Rregullat e mësipërme, janë të obligueshme për të gjithë aplikantët dhe personelin kujdestar, në provimin pranues.

 

Suksese!

 

Fakulteti Juridik-UP