THIRRJE PËR APLIKIM : Kurs Online mbi Qasjen e Grave në Drejtësi

25 Tetor 2022
SHARE

Këshilli i Evropës dhe Akademia e Drejtësisë kanë kënaqësinë të bashkëpunojnë me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe të ofrojnë këtë mundësi trajnimi për Studentët e Drejtësisë, duke synuar të rrisin më tej njohuritë e tyre mbi temat kryesore të të drejtave të njeriut siç janë parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, dhe kështu të kontribuojë në një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave në nivel lokal.

Kursi HELP Qasja e Grave në Drejtësi  mbulon në një mënyrë interaktive një përmbledhje gjithëpërfshirëse të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut të grave dhe barazisë gjinore, praktikës gjyqësore dhe praktikave të mira të vendosura. Duke përdorur objektivin e qasjes së grave në drejtësi, ai do t'u ofrojë profesionistëve ligjorë një mjet të veçantë dhe konkret për promovimin e drejtësisë me ndjeshmëri gjinore. Është kursi i parë HELP që ofron një burim të vetëm mbi barazinë gjinore dhe drejtësinë që mbulon standardet e gjera të Këshillit të Evropës, praktikën gjyqësore, raportet e monitorimit dhe instrumentet e ligjit të butë për këtë çështje.

Kursi përbëhet nga gjashtë modulet thelbësore:

1. Hyrje në konceptin e qasjes në drejtësi;

2. Korniza ligjore ndërkombëtare dhe evropiane;

3. Diskriminimi në bazë të seksit dhe gjinisë;

4. Shmangia e stereotipeve gjinore;

5. Udhëzime praktike për të përmirësuar qasjen e grave në drejtësi;

6. Qasje e ndjeshme gjinore në zbatimin e ligjit

Ky kurs online ofrohet përmes Edukimit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës për Profesionistët Ligjorë (HELP), e cila është platforma kryesore arsimore e Këshillit të Evropës për profesionistët ligjorë. Për më shumë informacion mbi kurset HELP, ju lutemi shihni linkun Council of Europe HELP (coe.int)

----------

Kush mund të aplikojë: Studentët e Fakultetit Juridik - Universiteti i Prishtinës të të gjitha niveleve: Bachelor, Master dhe Doktorraturë.

Dokumentet që duhet të paraqisni për aplikim: CV (në shqip ose anglisht).

Ku t'i dërgoni aplikacionet: pëmes e-mail tek  [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 3 nëntor 2022

 

Ky kurs online po organizohet nga projekti i Këshillit të Evropës “Fuqizimin e Luftës kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje - Faza III”.