Vizita e delegacionit të Polonisë në kuadër të projektit ENEMLOS

01 Nëntor 2022
SHARE

Në kuadër të projektit të Erasmus + [ENEMLOS] për vizitë në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës, ishin përfaqësuesit e njëmbëdhjetë (11) Universiteteve nga Polonia, të cilët u pritën nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Avni Puka, disa nga Profesorët e Fakultetit Juridik, si dhe nga studentët e angazhuar në Qendrën për Studime Klinike (QSK).

 

Delegacioni u informua për procesin e funksionalizimit të klinikave ligjore, kurikulën e re (që përfshijnë lëndët e mësimit klinik dhe ndihmën juridike pro bono nga studentët), marrëveshjet e arritura me akterët e tregut të punës: Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, si dhe punën e vazhdueshme që është duke u bërë në këtë drejtim.

 

Në fund pati dakordim që të vijohet me bashkëpunime tjera, që mund të jenë në interes të Fakultetit Juridik (UP) dhe Universiteteve përkatëse, që ishin pjesë e kësaj vizite.