THIRRJE PËR PRAKTIKANTË NGA LENS

05 Janar 2023
SHARE

 
Lens ka hapur thirrjen për Programin e Punës Praktike për Juristë të Ardhshëm në kuadër të projektit “Promovimi i Punës së Dinjitetshme”
Programi i Punës Praktike përfshin trajnimin për ngritjen e aftësive dhe njohurive të studentëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe procedurat e ndihmës juridike, dhe ngritjen e aftësive profesionale përmes angazhimit në punën praktike tre-mujore, në një nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.
● Ngritni njohuritë mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe procedurat e ndihmës juridike.
● Ngritni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale.
● Punoni direkt në procedurat ligjore të rasteve reale, si përpilimi i padive, ankesave ose parashtresave, apo
● Jeni pjesë e seancave gjyqësore me avokatët përgjegjës.
● Angazhimi në punën praktike do të kompensohet financiarisht.
Kriteret për aplikim:
● Të jeni qytetar/e i/e Republikës së Kosovës
● Të jeni të përfshirë në vitin e fundit të studimeve Bachelor apo në studimet Master të drejtimit Juridik, në kolegjet private apo universitetet me programe të akredituara.
Për të aplikuar në këtë Program të Punës Praktike plotësoni Aplikacionin më poshtë, si dhe bashkangjitni dokumentet e kërkuara:
VËMENDJE!
Afati i fundit për të aplikuar është data 31 Janar.
Nëse ju duhet ndihmë përgjatë procesit të aplikimit, na kontaktoni përmes emailit [email protected], apo në numrin 045 812 736.
Projekti financohet nga Agjensioni Suedez për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar – SIDA, i cili udhëheqet nga CDF, ndërsa implementohet nga Lens, si një nga partnerët e projektit.