Erasmus+ në Universitetin e Oslos, Norvegji

31 Mars 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin dimëror të vitin akademik 2023/2024 në Universitetin e Oslos, Norvegji, për studentët e Fakultetit Juridik, në kuadër të programit Erasmus + International CreditMobility të Komisionit Evropian.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e studentëve të nivelit Master  (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë notë mesatare mbi 8.00).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

• Certifikata e notave/Transkripta (jo më të vjetër se 30 ditë);

• CV (në gjuhën angleze);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë);

• Certifikata e gjuhës angleze ose norvegjeze (niveli i gjuhës minimumi B2);
Pasaporta e skanuar (faqja e parë ku shihet foto).

 

Për më shumë informata për programet që ofron Universiteti i Oslos vizitoni ueb faqen:https://www.uio.no/english/studies/admission/exchange/nomination.html.

 

Afati për aplikim është: 07 prill 2023, në orën 16:00.

Dokumentet me titull ‘’University of Oslo’’, duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej,nr. 111, Prishtinë. Po ashtu për më shumë informata për mundësitë që UP ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.

• Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.