Orari i mbajtjes së provimit pranues të afatit plotësues për vitin akademik 2024-25 në studimet Baçelor

07 Shtator 2024
SHARE

Orari i mbajtjes së provimit pranues të afatit plotësues për vitin akademik 2024-25 në studimet Baçelor (Kliko këtu)

 

 

Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit, me datë 23 Gusht 2024 (E Premte, në ora 9:00), se me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

 

  1. Të paraqiten në objektin e Fakultetit Juridik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
  2. Pasi të kenë arritur në Fakultetin Juridik, me qëllim të shmangies së grumbullimit dhe pritjes, me ndihmën e personelit të Fakultetit Juridik, menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues, sipas listave të publikuara;
  3. Kandidatët i nënshtrohen provimit vetëm në sallën në të cilën është paraparë, sipas listave të publikuara;
  4. Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
  5. Obligohen të gjithë kandidatët që në formularin përkatës të provimit pranues, të shënojnë numrin e dosjes sipas udhëzimeve të dhëna në formular dhe udhëzimeve të paraqitura nga stafi kujdestar në sallën ku e zhvillojnë provimin pranues. Në të kundërtën, nëse numri i dosjes nuk shënohet sipas udhëzimeve, identifikimi i kandidatit/es për shpallje të rezultateve është i pamundur dhe për këtë përgjegjësia bie vetëm mbi kandidatin/en përkatës. Me qëllim të ruajtjes së konfidencialitetit të identitetit të kandidatit/es, zarfi në të cilën vendoset provimi pranues duhet të mbyllet vetëm pasi të jetë bërë verifikimi që numri i dosjes është plotësuar në mënyrë korrekte;
  6. Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2024/2025;
  7. Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).

 

Rregullat e mësipërme, janë të obligueshme për të gjithë aplikantët dhe personelin kujdestar, në provimin pranues.

 

Suksese!

 

Fakulteti Juridik-UP