FAKULTETI JURIDIK DHE KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM TË BASHKËPUNIMIT

20 Tetor 2020
SHARE

 Me datën 16 tetor 2020, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, për lehtësimin e dhënies së ekspertizës nga personeli akademik i Fakultetit Juridik për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky memorandum hap rrugë për bashkëpunim profesional ndërmjet trupave punuese të Kuvendit dhe të Fakultetit Juridik si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes të palëve nënshkruese.