Fakulteti Juridik nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me Youth Initiative for Human Rights (YIHR)

20 Tetor 2020
SHARE


Me datën 14.10.2020 në takimin e mbajtur në mes Zyrës së Dekanit dhe Institutit për Hulumtime dhe Studime Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në një anë, dhe përfaqësuesve të Youth Initiative for Human Rights (YIHR) në anën tjetër, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit lidhur me zbatimin e përbashkët të projektit ‘’Rritja e Qasjes në Drejtësi në Nivel Komunal’’. Ky projekt, përveç tjerash, ka për synim themelimin e një Klinike Kushtetuese dhe Administrative të veçantë, në kuadër të Fakultetit Juridik.