THIRRJE PËR APLIKIM

16 Tetor 2020
SHARE

YIHR KS në bashkëpunim me Institutin për Studime dhe Hulumtime Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës shpallë thirrje për: 25 studentë/e të vitit të fundit apo nivelit Master të studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe juristët/et e diplomuar/a së fundi të aplikojnë për kursin semestral Klinika Administrative dhe Kushtetuese. Ky kurs synon të ngrisë kapacitetet profesionale të juristëve/eve të rinj/reja përmes një serie të ligjëratave interaktive të cilat përvec tjerash do të përgatisin 25 pjesëmarrësit/et në shkrim ligjor dhe përpilim të saktë të akteve administrative, procedurat gjyqësore që ndërlidhen me çështjet administrative në të gjitha instancat dhe përgatitjen e kërkesave individuale pranë Gjykatës Kushtetuese.Pas përfundimit të kursit studentët/et pjesëmarrës/e do të angazhohen në punë praktike tre mujore me pagesë në administratat komunale ku ata/ato jetojnë.Programi i klinikës dhe praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Rritja e qasjes në drejtësi në nivel komunal“ që ka për qëllim kryesor të ngrisë kapacitet e juristëve/eve të rinj/reja duke filluar nga aspekti teorik për të vazhduar më tej në angazhim praktik.

Kriteret dhe kualifikimet:

Student/e (viti i fundit apo niveli Master) apo jurist/e i/e diplomuar nga Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës
Të posedojë aftësi profesionale të komunikimit në gjuhën shqipe (njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi);
Të posedojë shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit gjithashtu edhe të programeve si: Word, PowerPoint dhe Excel;
Të posedojë dokumente identifikimi dhe llogari bankare.

Për të aplikuar ju duheni të dërgoni këto dokumente:

CV-në (max. 2 faqe);
Letrën motivuese (max 500 fjalë);

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen vetëm në formë elektronike në emailin [email protected] deri me 25 Tetor 2020, ora 17:00. Subjekti i emailit duhet të jetë “Aplikim për programin e Klinikës Administrative dhe Kushtetuese ”. Vetëm aplikimet e suksesshme do të njoftohen për statusin e tyre.
*Projekti mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.