Rezultatet përfundimtare të konkursit për pranimin e studentëve në studimet baçelor/Afati i dytë (II) për vitin akademik 2021-22

01 Tetor 2021
SHARE

Për studime të rregullta

Kandidatë nga Presheva, Bujanoci, Medvexha

Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë

 

Vendimi i Komisioinit për shqyrtimine ankesave , afati i dytë Baçelor

 

Rezultatet përfundimtare të konkursit për pranimin e studentëve në studimet baçelor/Afati i dytë (II)

Shënim me rendësi: Rezultatet përfundimtare prej numrit rendor 122 deri 246, (125 vende) janë plotësuar në pajtim me konkursin dhe pas shqyrtimit të ankesave,  duke u bazuar në paragrafin II, Pika 9 e konkursit plotësues – Afati i dytë(II-të), të shpallur nga Universiteti i Prishtinës, nr. ref.1/518 të datës 13.09.2020, sipas ranglistës së pikëve përfundimtare, me kandidatë që e kanë kaluar pragun e kalueshmërisë dhe që i takojnë komunitetit shumicë.

Kandidatet e pranuar, sipas listës përfundimtare të rezultateve, prej numrit rendor 122 deri 246, duhet të deklarohen nëse janë të interesuar që të regjistrohen në Fakultetin Juridik. Deklarimi duhet të bëhet në email-in e Fakultetit Juridik, [email protected]  deri me datë 04.10.2021 në ora 12:00. Nëse të njëjtit nuk deklarohen në emailin e shënuar, brenda afatit të paraparë, do të konsiderohen se kanë hequr dorë nga pranimi në Fakultet.

Kandidatet e pranuar, sipas listës përfundimtare të rezultateve, prej numrit rendor 122 deri 246 do të informohen edhe me email, nga Fakulteti Juridik lidhur me këtë njoftim.

Regjistrimi i studentëve, sipas konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022 do të bëhet me datë 06.10.2021, nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:00-15:00. Kandidatët e pranuar që nuk mund të regjistrohen brenda afatit të mësipërm, mund të regjistrohen më së voni deri me datë 10.10.2021, në ora 16:00. Pas kësaj date, nuk lejohet regjistrimi, për shkak të mbylljes së sistemit SMIAL.

Regjistrimi bëhet në Administratën Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP