Call for support: Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans

22 Tetor 2021
SHARE

Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman (www.stipendienprogramm.org) ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani. Gjatë 18 viteve të fundit, ne kemi mbështetur më shumë se 830 studentë dhe të sapo diplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë në këtë drejtim. Të gjithë ata kanë kaluar tre deri në gjashtë muaj në Gjermani, ku patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojn ato në praktikë. Pas kthimit në vendet e tyre, të gjithë kanë arritur të gjejnë shumë shpejt punë mjaft të mira. Përveç kësaj, pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumnive ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.

Gjenerata e ardhshme e kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2022. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2021 deri më 16 Nëntor 2021. Studentët mund të informohen për përfitimet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen tonë të internetit: www.stipendienprogramm.org

Për shkak të situatës pandemike, këtë vit nuk është e mundur që përfaqësues të programit të jenë fizikisht në fakultetin tuaj për të bërë prezantimin. Prandaj, ju paraqesim datat e mëposhtme për dy takime informuese virtuale: 

 

* 21, tetor 14h

https://us06web.zoom.us/j/85910718398?pwd=bTVKMVdYMldJZ2UyclNuSnhXa1dvQT09
Meeting ID: 859 1071 8398
Passcode: 704098


* 28. tetor, 18h

https://us06web.zoom.us/j/89042993248?pwd=K2R0cys5ZnAyVW84Q1p3aFhoemFKdz09
Meeting ID: 890 4299 3248
Passcode: 703431

 

 

 

KOS_2022 online presentation dates

Application guide one pager

2022_KOS_letter to professor

Description of the Internship Programme KOS