Erasmus+ në Technische Universitaet Dresden, Gjermani

04 Dhjetor 2020
SHARE

 Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Technische Universitaet Dresden, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa (Punë Praktike) për semestrin veror 2021 në Universitetin e " Technische Universitaet Dresden ", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për punë praktike të nivelit Bachelor, Master dhe PhD
Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (Bachelor) ose semestrin e parë (Master) të studimeve dhe noten mesatare mbi 8.00.

Fushat e mobilitetit janë:
- Të gjitha fushat e studimit

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Foto e Pasaportës
- Një letër motivimi, ku cekët saktëstisht qëllimi i praktikës (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar)
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum B2)

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 15 dhjetor 2020.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull " Technische Universitaet Dresden " mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected], të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.