UNIVERSITETI I PRISHTINËS SHPALL KONKURSIN PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PA PLOTËSUARA NGA AFATI I PARË I KONKURSIT PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË STUDIMET THEMELORE-BAÇELOR, NË VITIN AKADEMIK 2021/22

13 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës, sot me datë 13.09.2021 ka shpallur konkursin për afatin e dytë plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-baçelor, në vitin akademik 2021/22.

 

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit plotësues janë gjithsejt 248 vende të lira.

 

Afati për aplikim online dhe dorëzim të dokumenteve fizikisht fillon nga sot, datë 13.09.2021 në ora 10:30 dhe përfundon me datë 20.09.2021, në ora 16.00.

 

Provimi pranues në Fakultetin Juridik do të mbahet me datë 22.09.2021.

 

Detajet dhe informacionet e tjera i gjeni në konkursin plotësues, duke klikuar më poshtë.

 

Suksese të gjithë kandidatëve të cilët konkurrojnë për të fituar statusin e studentit në Fakultetin Juridik.

 

Me respekt,

Zyra e Dekanit/Fakulteti Juridik-UP

 

 

Për ta shkarkuar Konkursin Plotësues (Kliko Këtu)