Njoftim për studentët e vitit të parë që janë regjistruar në vitin akademik 2021/2022

12 Tetor 2021
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2021/2022, se për të funksionalizuar llogarinë e tyre në SEMS duhet të ndjekin hapat vijues:

 

1.      Duhet të qaseni në SEMS përmes linkut: https://studenti.uni-pr.edu/

2.      Shënoni së pari numrin e ID-së;

3.      Pasi të keni shënuar numrin e ID-së, ju duhet të shënoni fjalëkalimin fillestar, që ju mundëson qasjen për herë të parë në SEMS. Fjalëkalimin fillestar është numri juaj personal.

4.      Pasi të jeni qasur për herë të parë, ju do të keni mundësi që ta ndryshoni fjalëkalimin dhe të krijoni një fjalëkalimin të ri. 

5.      Fakulteti Juridik do të ju njoftoj së shpejti për kohen dhe vendin e marrjes së ID-ve tuaja si dhe për mënyrën e fillimit të procesit mësimor si dhe zgjedhjen e lëndëve (grupeve) dhe profesorëve në SEMS.

 

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP