Takimi me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë/Zyra e OPDAT- Departamenti i Drejtësisë

14 Tetor 2021
SHARE

Me datë 13 tetor 2021, Dekani dhe Prodekanja e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës pritën në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, z.Enver Peci dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë/Zyra e OPDAT- Departamenti i Drejtësisë, z.John Hanley dhe znj.Benina Kusari. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe mbështetja nga Ambasada, me theks të veçantë përfshirja e personelit akademik në hartimin e udhëzuesve dhe dokumenteve tjera të gjykatës, përfshirja e tyre në plan-programin e fakultetit, praktika për studentë, si dhe pjesëmarrje e gjyqtarëve në zhvillimin e mësimit klinik.