Komisioni për Çështjet Ligjore i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë viziton Fakultetin Juridik

11 Mars 2022
SHARE

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja znj.Klotilda Bushka ka vizituar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku janë pritur nga Dekani i Fakultetit Prof.Ass.Dr.Avni Puka, Prodekanët dhe Profesorët e Fakultetit.

Në takim është biseduar për nismat e përbashkëta në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ku parashihet pjesëmarrja e Fakulteteve Juridike të Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës.

Në mënyrë të veçantë përmbajtja e takimit është fokusuar në disa nga projektet ku do të përfshihen studentët e fakulteteve juridike nga Prishtina dhe Tirana.

Gjithashtu, anëtaret e Komisionit realizuan edhe një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Juridik të UP-së, të cilët edhe u informuan për iniciativat dhe projektet e përbashkëta.