Me datë 26 Mars 2022 është mbajtur punëtoria për hartimin dhe miratimin e doracakut për të drejtat e studentëve. Doracaku është iniciuar nga Zyra e Dekanit të Fakultetit Juridik, meqë rast është përgatitur një draft fillestar. Me vendim të Dekanit është themeluar edhe Grupi punues për shqyrtimin dhe miratimin e doracakut, ku përveç Zyrës së Dekanit (prodekani për mësim) dhe përfaqësues nga Administrata e Fakultetit, pjesë e grupit punues janë studentët e Fakultetit Juridik, përfaqësues të Parlamentit Studentor të UP-së, Këshilli i Studentëve dhe studentë të tjerë të Fakultetit Juridik nga viti I,II,III dhe IV. Grupi punues gjatë punëtorisë ka finalizuar draftin e doracakut i cili pritet të publikohet së shpejti.