Për nder të Ditës së Kushtetutës, studentët e Fakultetit Juridik priten nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani-Sadriu

09 Prill 2022
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani-Sadriu, për nder të Ditës së Kushtetutës, priti në takim një grup studentësh nga Fakulteti Juridik, të shoqëruar nga Dekani, Prof.Avni Puka.

Në takim është diskutuar për rëndësinë e Kushtetutës dhe zbatimit të saj. Për më tepër, u diskutua për nevojën dhe rëndësinë e profesionistëve të së Drejtës Kushtetuese në Republikën e Kosovës.

 

Presidentja Osmani theksoi se procesi i hartimit të Kushtetutës është një ndër proceset më të rëndësishme që ka ndikuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu në një diskutim të hapur, Presidentja Osmani është përgjigjur në shumë pyetje të parashtruara nga studentët e Fakultetit Juridik, rreth dispozitave specifike të Kushtetutës.

 

Tutje, Dekani i Fakultetit Juridik e falënderoj Presidenten Osmani për takimin, si dhe e informoj për disa nga reformat dhe aktivitetet e Fakultetit Juridik të UP-së, në veçanti për krijimin e Grupit të Studentëve të Ekselencës, Programin e përhershëm të pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare me prestigjioze nga fusha e drejtësisë, Grupin e Debatit, rikonceptimin e mësimit klinik, si dhe për nismat tjera të fakultetit.