Delegacioni i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i përbërë nga Prof.Avni Puka - Dekan, Prof.Muhamet Vokrri Prodekan (Koordinator i mësimit klinik), Prof.Luljeta Plakolli - Kasumi përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte me studentë, Prof. Azem Hajdari dhe Prof. Islam Pepaj, ka qëndruar në një vizitë studimore në Londër në kuadër të projektit të Erasmus + "ENEMLOS" që i dedikohet mësimit klinik, përkatësisht klinikave ligjore, ku fakulteti është partner.
Gjatë vizites studimore janë realizuar edhe disa takime me bartësit e mësimit në Regent's University London, si dhe ekspertë juridik (konsulentë) të angazhuar në kuadër të Universitetit respektiv. Qëllimi kryesor i takimeve ishte diskutimi mbi organizimin, funksionimin dhe programet e klinikave ligjore, si dhe informimi në lidhje me programin e ri Master në gjuhën angleze "Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice" që pritet të nisë në Fakultetin Juridik nga viti akademik 2023/2024. Për ketë program kishte një interesim serioz për bashkëpunim, ku do të përfshihen si ligjërues disa profesorë nga disa universite angleze si: London School of Economics –LSE, King's College London, etj.
Fakulteti Juridik i UP-së është në proces të reforimimit të kurrikulës ku përfshihet një koncept i ri i klinikave ligjore dhe përfshirjes së studentëve në ofrimin e shërbimeve juridike falas.