Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ka filluar aplikimi nga data 12.7.2022, dhe procesi është duke vazhduar me sukses me angazhimin e stafit të administratës dhe grupit të studentëve vullnetarë.
Deri më tani interesimi ka qenë i kënaqshëm për maturantët që janë përcaktuar të bëhen pjesë e fakultetit tonë për të nisur studimet në një program elitar në fushën e drejtësisë.
Aplikimi është i hapur deri me datë 19.07.2022!
Ju urojmë suksese në këtë rrugëtim!
Fakulteti Juridik-UP