Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit midis Fakultetit Juridik dhe Qendrës Hulumtuese për Ndërmarrësi dhe Zhvillim te Universitetit te Harvardit

22 Shtator 2022
SHARE

Me datë 21.09.2022, Dekani i Fakultetit Juridik te Universitetit te Prishtinës, Prof. Avni Puka, ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit me Drejtorin shkencor te Qendrës Hulumtuese “Laboratori për Ndërmarrësi dhe Zhvillim (Lab for Entrepreneurship and Development - LEAD), Prof. Bruno S. Sergi nga Universiteti i Harvardit. LEAD, me seli ne Cambridge, Massachusetts te Shteteve te Bashkuara, ka qene fillimisht pjesë e Institutit te Shkencave Sociale Kuantitative (Institute for Quantitative Social Sciences) ne Universitetin e Harvardit. Objektivat kryesore të kësaj qendre hulumtuese kane te bëjnë me krijimin dhe shpërndarjen e dijes për çështje të ndërmarrësisë dhe zhvillimit përtej kufijve kulturor dhe disiplinor.

 

Qëllimi kryesor i Memorandumit te Mirëkuptimit është krijimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit, me theks te organizimi i aktiviteteve te përbashkëta dhe shkëmbimi i përvojave. Ne mënyrë me specifike dhe brenda fushave te interesit te ndërsjellë, te dy institucionet synojnë zbatimin e aktiviteteve te përbashkëta hulumtuese, botimeve dhe konferencave te përbashkëta, shkëmbimin e databazave hulumtuese, si dhe organizimin e ligjëratave dhe seminareve.

 

LEAD tashme ka edhe serinë e librave qe i publikon ne bashkëpunim me botuesin ‘Emerald Publishing Group’(https://books.emeraldinsight.com/page/series-detail/lab-for-entrepreneurship-and development/ ) dhe një fushë e veçantë e bashkëpunimit do të jetë edhe zhvillimi i aktiviteteve te përbashkëta botuese.