Takim me përfaqësues të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)

29 Shtator 2022
SHARE

Në rrjedhën e angazhimeve të vazhdueshme të Menaxhmentit të Fakultetit Juridik (UP), në rritjen e bashkëpunimit me partnerët/organizatat relevante ndërkombëtare, me datë 27.09.2022, Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Asoc.Dr. Avni Puka me Prodekanët, pritën në takim një delegacion nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). 

 

Qëllimi i takimit ishte njoftimi për reformat në kaudër të Fakultetit Juridik (UP), e cila përveç tjerash ka të bëjë me përgatitjen e planprogramit të ri, dhe veçanarisht në funkisonalizimin e klinikave ligjore, për çka dhe ishte fokusi kryesor i takimit. 

 

Duke parë nga afër proceset e zhvilluara dhe atyre që pritet të realizohen, përfaqësuesit e Misionit Evropian EULEX u ndanë tejet të kënaqur me punën dhe angazhimin për reformat e ndërmarra, dhe në ketë drejtim shprehen gatishmërinë në ndihmën dhe përkrahjen materiale e profesionale me qëllim të funksionalizimit dhe avancimit të klinikave ligjore “Live Clinic”, për shkak të ndikimit që ky model ka në krijimin e shkathtësive hulumtuese dhe praktike për studentët, si dhe përfitimet

që do të kenë qytetarët në ofrimin e shërbimeve juridike "pro bono". 

 

Bazuar në një komunikim të vazhdueshëm dhe prezantimit të nevojave të Fakultetit Juridik në muajt e fundit, mbështetja nga EULEX do të konsistoj në: një projekt financimi për literaturë (libra që do të propozohen nga profesorët e fakultetit) dhe pajisje, si dhe një donacion i veçantë për pajisje kompjuterike dhe materiale tjera për Fakultetin Juridik.