Ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik nga profesorët amerikanë nga Universiteti Dartmouth dhe Richmond

04 Maj 2023
SHARE

Në ambientet e Fakultetit Juridik, ishte në vizitë SH.S.Atifete Jahjaga ish.Presidente e Republikës së Kosovës, e shoqëruar nga Prof. Graziella Parati nga Universiteti i Dartmouth-it dhe Prof. Lidia Radi nga Universiteti Richmond, SHBA, ku u mbajtën edhe dy ligjërata.
Studentët kishin mundësinë të dëgjojnë prezantime dhe të diskutojnë mbi temat “Law, Literature, and Immigration” dhe “Diasporic Lives: Albanian and Kosovar Women in Transnational Writings”, me Prof.Paarati dhe Prof.Radi.
Mysafirët fillimisht u pritën nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Asoc.Dr.Avni Puka, i cili shprehu mirënjohjen e tij dhe Fakultetit Juridik ndaj Presidentes Jahjaga për kontributin e
vazhdueshëm në edukimin e të rinjëve në Kosovë, dhe nismat e bashkëpunimit të fakultetit me Fonadacionin Jahjaga. Në bashkëbisedim, u shpalos edhe puna dhe suksesi i Fakultetit Juridik, bashkëpunimet me shkollat juridike amerikane si dhe gatishmëria për zgjerimin e këtyre bashkëpunimeve.