Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës

10 Mars 2021
SHARE

Me datën 16 tetor 2020, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, për lehtësimin e dhënies së ekspertizës nga personeli akademik i Fakultetit Juridik për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky memorandum hap rrugë për bashkëpunim profesional ndërmjet trupave punuese të Kuvendit dhe të Fakultetit Juridik si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes të palëve nënshkruese.