DEAN’S OFFICE

Zyra e Dekanit të Fakultetit Juridik përbëhet nga Dekani, Prodekanët dhe asistentja administrative.

Detyra kryesore e Zyrës së Dekanit është që të udhëheqë Fakultetin Juridik, në bazë të kompetencave që përcaktohen me Statut dhe rregullore të tjera në fuqi, brenda Universitetit të Prishtinës.

Në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me Statut dhe akte të tjera, Dekani i Fakultetit Juridik, ndihmohet nga prodekanët. Detyrat e prodekanëve caktohen nga Dekani, në bazë të një fushëveprimi të përcaktuar paraprakisht.