Qendra për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Mundësitë për punë praktike, nëntor 2021

26 Nëntor 2021
SHARE

 

Mundësitë për punë praktike, nëntor 2021

 

1. Gjykata e Apelit në Prishtinë

Njoftohen të studentët e interesuar të Fakultetit Juridik-UP, se Gjykata e Apelit në Prishtinë, ofron mundësi për punë praktike (pa pagesë), për 10 studentë, kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj.

 

Dokumentet e kërkuara:


• CV-ija

• Letra motivuese dhe

• Certifikata e notave

 

_____________________________________________________________________________________

 

2. Gjykata Supreme e Kosovës

Njoftohen studentët e interesuar  të vitit të fundit  apo studentë të studimeve master të Fakultetit Juridik-UP, se Gjykata Supreme e Kosovës, ofron mundësi për punë praktike (pa pagesë),  për 2 studentë, kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV-ija
  • Letra motivuese dhe
  • Certifikata e notave

_____________________________________________________________________________________

 

3. Gjykatat Themelore dhe degët e Gjykatave Themelore në Kosovë

Njoftohen  studentët e  interesuar të vitit të tretë, katërt ose studentë në studime master të  Fakultetit Juridik-UP, se Gjykatat Themelore në Kosovë dhe degët e Gjykatave Themelore në Kosovë, ofrojnë mundësi për punë praktike (pa pagesë), kohëzgjatja e praktikës është  3 deri në 6 muaj.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV-ija
  • Letra motivuese dhe
  • Certifikata e notave

 

______________________________________________________________________________

Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet e kërkuara. Dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik.  Vini re: certifikatën e notave mund ta printoni direkt nga SEMS për të aplikuar për punë praktike dhe nuk nevojitet tarifë pagese për të.

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17 dhjetor 2021

 

 

Personi kontaktues: Fatbardha Abazi

Zyrtare e Qendrës për Zhvillim të Karrierës

Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Tel: 038/225-765, E-mail: [email protected]

 

 

 

 

 

 

 

 

* Sqarim:

 

Kriteri bazë për pranimin e studentëve në punë praktike është nota mesatare dhe që studenti të mos ketë qenë përfitues i ndonjë programi të praktikës më herët. Të dhënat mirren nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik. Këto kritere janë vendosë me qëllim që të rritet sa më shumë numri i studentëve të cilët kryejnë praktikë.

Fakulteti Juridik në praktikën e tij bazohet në kriterin e gjithëpërfshirjes ashtu që në kuadër të disa kritereve të barabarta kujdeset që sa më shumë studentë të kenë çasjë në programe të ndryshme për aftësim profesional.

 

Kriteret:

  • Nota mesatare
  • Studentët që nuk kanë kryer më herët praktikë