Alumni
Në nivel të Universitetit të Prishtinës, është themeluar Shoqata e Alumni, i cili ka në fokus mbarëvajtjen profesionale të individëve që kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës, dhe ndërlidhjen e tyre. Përmes takimeve dhe aktiviteteve, Shoqata Alumni ndihmon në trasnmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve të ndërsjellta, të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjës me tregun e punës.
Për më shumë rreth Shoqatës së Alumni të Universitetit të Prishtinës, kliko këtu : https://alumni.uni-pr.edu/#about-us
Një prej objektivave strategjike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës është themelimi i Grupit të Studentëve të Ekselencës me qëllim të promovimit të rolit të studentëve në komunitetin akademik, opinionin publik dhe në përgjithësi në media. Përmes Grupit të Studentëve të Ekselencës mëtohet t’iu jepet studentëve hapësirë për promovim, zhvillim të lidershipit dhe aftësisë për fjalime publike, dhe për ndërtim kauzash që përkojnë me qëllimet e nxënies së dijes dhe formimit cilësor për juristët e së ardhmes.
- Thirrje Publike, për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike, për VA 2024-2025
- NJOFTIM PËR APLIKANTËT QË DO T’I NËNSHTROHEN PROVIMIT PRANUES, ME DATË 18.07.2024
- FAKULTETI JURIDIK I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS: KONKURSI PËR STUDENTË TË RINJ PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025
- Suksesi i radhës i studentëve të Fakultetit Juridik - Ekipi i “Nuremberg Moot Court 2024” kualifikohen per rundet verbale në Nuremberg (Gjermani)