Qendrat
Fakulteti Juridik ka Qendrën për Zhvillim të Karrierës e cila është themeluar në vitin 2010 me përkrahje të ABBA/Rule of Law Initiative. Ajo ofron këshillime të karrierës, informacione mbi mundësitë e studimeve, punëve praktike dhe punësimit për studentët e drejtësisë. Përmes Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik çdo vit dërgon studentë për punë praktike në shumë institucione, gjykata, prokurori, avokatura, noteri, ministri të ndryshme, organizata të tjera publike dhe private. Puna praktike menaxhohet nga Zyra e Dekanit në koordinim me Qendrën e Karrierës. Sipas të dhënave statistikore, mesatarisht në vit 300 studentë përfitojnë punë praktike në këto institucione-organizata.
Qendra Koordinohet nga Fatbardha Abazi: Email kontakt: [email protected]
Në hapësirat e Fakultetit Juridik funksionojnë edhe disa qendra të themeluara në nivel të Universitetit të Prishtinës. Të tilla janë: Qendra për të Drejta të Njeriut dhe Qendra për Barazi Gjinore.
Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Barazi Gjinore- misioni i të cilës është promovimi dhe forcimi i të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe drejtësisë në të gjitha sferat e jetës.
- Thirrje Publike, për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike, për VA 2024-2025
- NJOFTIM PËR APLIKANTËT QË DO T’I NËNSHTROHEN PROVIMIT PRANUES, ME DATË 18.07.2024
- FAKULTETI JURIDIK I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS: KONKURSI PËR STUDENTË TË RINJ PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025
- Suksesi i radhës i studentëve të Fakultetit Juridik - Ekipi i “Nuremberg Moot Court 2024” kualifikohen per rundet verbale në Nuremberg (Gjermani)