Këshilli i Studentëve
Këshilli i Studentëve të Fakultetit Juridik është organ i përfaqësimit të studentëve, i cili formohet nga rezultatet e zgjedhjeve studentore, të cilat organizohet në Universitetin e Prishtinës.
Këshilli i Studentëve të Fakultetit Juridik është i përberë nga studentët, të cilët propozohen nga organizatat studentore që janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet studentore. Këshilli i Studentëve i Fakultetit Juridik zgjedhet me mandat dy (2) vjeçar.
Përmes Këshillit si organ përfaqësues, studentët e Fakultetit Juridik, i kanë përfaqësuesit të tyre në organet vendimmarrëse të Fakultetit, siç është Këshilli i Fakultetit dhe komisioni i studimeve të Fakultetit.
Në Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik, aktualisht janë të përfaqësuara pesë (5) organizata studentore.
Gjithashtu studentët e Fakultetit Juridik janë organizuar edhe në grupe të ndryshme jo formale dhe zhvillojnë aktivitete me interes për studentët, dhe jo vetëm.
Email kontakt: [email protected]