NJOFTIM PER FILLIMIN E PROCESIT MËSIMOR PËR VITIN AKADEMIK 2022/2023 (SEMESTRI DIMËROR)

29 Shtator 2022
SHARE

Njoftimi në vijim sqaron detajet për fillimin procesit mësimor, respektivisht semestrit dimëror, të vitit akademik 2022/2023, si dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, përfshirë ligjëratat dhe ushtrimet në nivelin baçelor.

 I. PROCESI MËSIMOR NË STUDIMET THEMELORE (BAÇELOR)

  1. Ligjëratat do të fillojnë nga data 03.10.2022.
  2. Ushtrimet do të fillojnë nga data 10.10.2022.
  3. Orari mësimor i ligjëratave për studimet baçelor shpallet të Premten, me datë 30.09.2022, deri në ora 13:00. Kurse orari i ushtrimeve shpallet me datë 07.10.2022, në ora 13:00.
  4. Ligjëratat do të mbahen me prezencë fizike.
  5. Ushtrimet do të mbahen me prezencë fizike.
  6. Studentët duhet të ndjekin ligjëratën vetëm në grupin në të cilin e zgjedhin lëndën përkatëse, sipas orarit të shpallur.
  7. Orari i paraparë për mbajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve, duhet të respektohet nga të gjithë studentët.
  8. Sallat e mbajtjes së ligjëratave dhe ushtrimeve janë:
  • A-1 Amfiteatri i madh.
  • A-2 Amfiteatri i vogël.
  • A-3 Kati I.
  • A-4 Kati I.
  • S-1, S-2, S-3, S-4 gjenden në katin e III ndërtesa e vjetër.
  • D-1,D-2,D-3,D-4 gjenden në katin e IV ndërtesa e vjetër.

II.ZGJEDHJA E LËNDËVE DHE GRUPEVE NË SEMS

  1. Zgjedhja e lëndëve në SEMS, për studentët e vitit të parë do të fillojë, nga dita e hënë, me datë 03.10.2022, nga ora 09:00, për shkak se studentët e vitit të parë kanë regjistruar semestrin dhe vitin akademik, me rastin e regjistrimit në Fakultet.  
  2. Zgjedhja e lëndëve në SEMS për studentët e vitit të II,III dhe IV do të bëhet kur studentët e këtyre viteve të kenë regjistruar semestrin përkatës sipas vendimit për kushtet e regjistrimit të vitit vijues nr.2/394, datë 28.10.2020, i konfirmuar nga Senati i UP-së, me datë 26.09.2022. Data e fillimit të zgjedhjes së lëndëve në SEMS, për studentët e vitit II,III dhe IV do të publikohet nga Fakulteti Juridik, pasiqë një pjesë e konsiderueshme e studentëve të këtyre viteve të kenë regjistrua vitin vijues, në të cilin mbahen lëndët. Afati për regjistrimin e semestrit do të publikohet nga Universiteti i Prishtinës, ditët në vijim.
  3. Zgjedhja e lëndëve në SEMS do të bëhet përmes përcaktimit të limiteve, sipas vendimeve në fuqi, ku studentët mund të zgjedhin lëndën përkatëse vetëm brenda limitit të përcaktuar nga Fakulteti Juridik. Në momentin kur plotësohet limiti i numrit të studentëve në lëndën përkatëse dhe tek Profesori (grupi) përkatës, SEMS nuk lejon zgjedhjen dhe studentët duhet të zgjedhin grupin, respektivisht profesorin tjetër të asaj lënde. Kjo mënyrë e ndarjes bëhet me qëllim të ruajtjes së ndarjes proporcionale të studentëve në lëndë dhe duke pasur parasysh obligimet që rrjedhin nga Statuti i UP-së si dhe rregullorja në fuqi.
  4. Në rast se plotësohen limitet e numrit të studentëve për të gjitha grupet dhe profesorët përkatës të lëndës, atëherë Fakulteti Juridik do të bëjë rritjen  e limiteve për të gjitha grupet në atë lëndë, në mënyrë propocionale për secilin grup.
  5. Rritja e limiteve tek një grup i ligjëratave, nuk mund të bëhet, pa u plotësuar limitet në të gjitha grupet e lëndëve, sipas rregullores në fuqi.
  6. Rishikimi i nevojës për rritjen e limiteve të numrit të studentëve në grupe do të bëhet çdo ditë pune, nga ora 10:00, bazuar në sqarimet e mësipërme.
  7. Duhet të zgjedhet në SEMS vetëm një lëndë zgjedhore.
  8. Pas zgjedhjes së lëndës, nuk mund të kërkohet fshirja ose zgjedhja e serishme e lëndës tek profesori apo grupi tjetër, andaj para se të bëhet zgjedhja e lëndëve, duhet të shikohet paraprakisht orari mësimor.
  9. Moszgjedhja e lëndës në SEMS i privon studentët nga mundësia për të paraqitur provimin përkatës.
  10. Ndarja e studentëve në grupe dhe limitet në SEMS janë të përcaktuara, sipas ndarjes proporcionale dhe duke u bazuar në rregulloret në fuqi për krijimin e grupeve në UP si dhe obligimet që dalin nga Statuti i UP.
  11. Universiteti i Prishtinës dhe zyra kompetente e TI-së, do të kujdesen që gjatë gjithë kohës së zgjedhjes së lëndëve nga studentët, SEMS të jetë funksional.

Për të gjitha informacionet shtesë, ju lutem klikoni në Doracakun e Studentëve të Fakultetit Juridik

 

Me respekt,

Fakulteti Juridik-UP